Shkup, 4 gusht – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë emëruar drejtorë të rinj në disa institucione shëndetësore publike. Drejtor i ri i Institutit për mjekësi transfuzioni është dr.Koço Dimitrovski, i Spitalit klinik – dr.Zoran Llazarov, i Spitalit të përgjithshëm Kavadar – dr.Dime Kocev, i Spitalit të përgjithshëm Veles – dr.Dimitar Strovjanski, i Klinikës universitare për kirurgji digjestive – dr.Zoran Karaxhov, i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve – dr.Katerina Stavriq, i Klinikës universitare të psikiatrisë – dr.Stojan Bajraktarov, i Klinikës universitare të neurokirurgjisë – dr.Vlladimir Rendevski, i Klinikës universitare të kirurgjisë maksilofaciale – dr.Sllave Naumovski, i Klinikës për pulmologji – dr.Dejan Dikiq, i Klinikës për kirurgji plastike – dr.Sofija Pejkova, i Klinikës universitare torakale dhe vaskulare – dr.Nexhati Jakupi, dhe i Klinikës për vesh, hundë dhe fyt – dr.Jane Netkovski. Për drejtor të Entit për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Shkup është emëruar dr.Maja Manolleva, Shtëpisë së Shëndetit – Manastir – dr.Vesna Spirovska, Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë – dr.Branko Stamenkovski, Shtëpisë së Shëndetit Kratovë – dr.Lupço Bojaxhiev, Shtëpisë së Shëndetit në Vinicë – dr.Venco Vijunov, e Shtëpisë së Shëndetit në Probishtip – dr.Goce Nedellkovski, Shtëpisë së Shëndetit në Strumicë – dr.Ljubica Miteva dhe Entit të dëgjimit, të folurit dhe të shprehurit në Manastir – dr.Divna Najdovska. Për drejtor i Spitalit në Gostivar u emërua dr.Gojart Sulejmani, si dhe në Shtëpinë e shëndetit në Shtip u emërua dr.Snezhana Trajkovska. Ministria e Shëndetësisë informon edhe se është shkarkuar drejtori ekonomik i Klinikës për gastroenterohepatologji.