Dhoma është përplot.
Në fakt, në ketë gjendje reanimacioni në emergjencën e QKUK-së është çdo ditë.
Numri i atyre që kërkojnë ndihmë po i tejkalon kapacitetet e hapësirës me vetëm 8 shtretër.
Kjo po ndodh meqë mjekët nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Spitalet, po referojnë këtu shumë raste që nuk janë urgjente.