Sekreti dhe mundësia për të arritur janë te secila prej nesh, dmth te secila femër mund të fshihet një dijetare, një mësimdhënëse, një mjeke, një politikane, një nënë, një amvise, një bashkëshorte, një shtyllë e shoqërisë. Mjafton vetëm ta zbuloni dhe ta shprushni këtë potencial. Secila prej nesh atë e bart në vetvete
Nga Lulzime L. KADRIU
Emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jap një imazh atij shteti se ne cilën shkallë te kulturës është si popull apo komb. Femra kudo është shtylla kryesore e shoqërisë qofte në një sistem shoqëror të zhvilluar apo të pa zhvilluar. Emancipimi i femrës shqiptare ka pas ngecje në shoqëri. Mirëpo, në dekadat e fundit, lirisht mund të thuhet se janë bërë përparime të kënaqshme në këtë drejtim, por jo edhe të mjaftueshme. Emancipimi i femrës ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë në rend të ditës. Femra te ne gjatë gjithë jetës së saj demonstron një forcë dhe energji të madhe, prandaj ajo kërkon përkrahje nga e gjithë shoqëria. Emancipimi i gruas ende nuk ka përfunduar, ai është një problem i madh dhe në proces zhvillimi.
Një fjalë e urtë kineze thotë : “ Edhe rruga më e gjatë fillon me hapin e parë“, prandaj çdo mëngjes që agon nënkupton dhe muzgun kur perëndon, kështu që s’duhet harruar atë që tha Balzaku: “Nëse je nisur prej Parisi të shkosh në Romë, asnjëherë mos mendo diku nga gjysma e rrugës të kthehesh përsëri për në Paris”. Gruaja edhe pse është një qenie e shenjtë, ajo shekuj me radhë ka qenë më e shtypura në shoqërinë tonë shqiptare. Andaj gjurmët e kësaj shtypjeje janë ende të gjalla. Por dëshira dhe vullneti i madh që pati për emancipimin e plotë nuk u shua kurrë. Ajo vazhdoi rrugëtimin e saj sado i vështirë të ishte për realizimin e qëllimit të parashtruar gjithmonë krenare e me dinjitet, e sinqerte dhe bujare me çiltërsi të rrallë edhe më tutje bën betejën shekullore për një emancipim dhe barazi që nuk arriti ta realizojë ashtu si duhet dhe i takon madje as sot, sot ku pse jetojmë në një shoqëri demokratike bashkëkohore.
Mendimtarë të mëdhenj si Zh. Zh. Rusoi, Volteri, enciklopedistët francezë, sociologë e psikologë të njohur kanë nënvizuar rolin e saj të madh në jetën shoqërore e familjare. Ndërkaq, pedagogu spanjoll, Ludovikus Vives, në veprën e tij theksoi nevojën imediate të edukimit të gruas për një shoqëri më të ndritur. Edhe rilindësit tanë të famshëm e kanë trajtuar personalitetin e pozitën e gruas nga këto qëndrime. Samiu shkruante: “Lumturia e një kombi varet nga edukimi i femrës”, ngase fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës .
Kurse Naimi theksonte se gruaja duhet të jetë më shumë e mësuar se burri. Ajo është baza apo themeli i një shoqërie – kombi të shëndoshë. Sepse , ,kur edukon një mashkull, ke edukuar një individ, kurse kur edukon një femër, ke edukuar një shoqëri të tërë”. Gruaja, pra është një edukatore natyrore e fëmijës, e gatshme për t’iu përshtatur misionit të saj edukativ. Ajo është kryeadministratorja e ekonomisë shtëpiake, e punëve në familje, e cila kryen me zell punët e përditshme shtëpiake, pastron për çdo ditë, bën gatimin e ushqimeve të përditshme, është amvise e nikoqire, është drita apo shpirti i shtëpisë, ajo i jep jetë dhe gjallëri familjes. Gruaja dallohet edhe për durimin që ka. Pastaj, ja vlen të theksoj për një tog cilësishë tepër humane që i posedon personaliteti i një femre : ndjenja e dhembshurisë, kujdesi për të tjerët, të qenët i gjendeshim, e vojtur dhe e dhimbshme, shpirti i vetsakrificës etj.
Në këtë kontekst dhe pas të gjitha këtyre që përmenda, desha të them se femër si qenie e shenjtë ka dhe realizon shumë role si ne familje asht edhe ne shoqëri edhe atë ajo realizon:- rolin e vajzës së përkushtuar për prindërit e saj që nuk e zëvendëson dot askush në jetën e tyre, realizon rolin e një nëne – e cila me dashurinë që jep, kujdesin që bën dhe përgjegjësitë që ka për fëmijët e sajë nuk përshkruhet dot me fjalë, thënë thjeshtë fëmijët për nënën janë lulet e jetës dhe meritojnë dashurinë dhe kujdesin më të madh në botë. Mirëpo edhe nëna është shtylla e familjes..
Njëherë u pyet një vajzë e vogël se ku e ka shtëpinë?. “Aty ku është nëna ime”, – u përgjigj ajo. Dmth ato i japin kuptim jetës dhe qenies sonë ;pastaj kemi – rolin e një motre ku dashuria, mbështetja dhe përkrahja e saj si motër afrohet me atë të nënës, po gjithashtu edhe – rolin e një bashkëshorteje fisnike e të ndershme;- rolin e një amvisjeje të përkushtuar, një shtëpiake gjithmonë e rregulluar; – rolin e një mikeshe të sinqertë, shoqe e dashur dhe e drejt; – rolin e një koleges që respekton denjësisht dhe ofron bashkëpunim të mirëfilltë në profesionin e sajë, etj etj. Pra, roli i femrës sipas kësaj që potencuam është i shumëfishtë si në familje ashtu edhe në shoqëri, prandaj emancipimi i saj ka qenë prej kohësh i domosdoshëm për realizimin e suksesshëm të roleve të lartpërmendura.
Vizionin ynë sa i përket emancipimit të femrës shqiptare për një të ardhme më të ndritur të brezit të ri që vjen pas nesh është që vajzat e reja të jenë më këmbëngulëse në kultivimin e vlerave të tyre gjatë kualifikimeve që tanimë i fitojnë nëpërmjet arsimimit të lartë, për një shkollim cilësor dhe efektiv që do të ndikojë pozitivisht në modernizimin dhe zhvillimin e shoqërisë, në krijimin e një bote më të sigurt, më të shëndetshme e më perspektive. Arsimimi është proces i përvetësimit të atyre normave morale e sociale që i kemi vlerësuar si të drejta, të atyre koncepteve që i kemi gjykuar si të nevojshme, dhe të atyre aftësive që fëmijët tanë duhet të jenë në gjendje t’i përdorin gjatë jetës së tyre për ekzistencën dhe mirëqenien e tyre. Nëpërmjet një arsimimi të mirë e të suksesshëm, si dhe kualifikimit sigurohet pavarësia ekonomike – si çështje qenësore që hap dhe mundëson pa pengesa rrugën e emancipimit të tërësishëm të femrës shqiptare.
Çdo nënë ka për detyrë ta kryej misionin e saj si edukatore. Gjithë çështja është se në edukatë nuk ka receta të gatshme. Zgjidhja e problemit është e diferencuar dhe shpesh tepër individuale. Këshillat ndihmojnë, por përdorimi i tyre është i ndërmjetësuar me përthyerje. Duhet vrarë mendjen vetë. Duhet gjetur trajtime e zgjidhje më të përshtatshme për rastin. Besoj se me pak vullnet të mirë dhe me shumë durim e gjakftohtësi, të gjitha vështirësitë mund të kapërcehen dhe të arrihet qëllimi i duhur. Nëse arrijmë të edukojmë gjenerata të shëndosha në shoqëri, ne kemi arritur qëllimet dhe suksesin e shumë familjeve si pjesë të kësaj shoqërie. Një femër e emancipuar arrin ta realizojë qëllimin e saj me përgjegjësi të lartë dhe arrin tu përgjigjet të gjitha këtyre detyrave, përgjegjësive, obligimeve dhe sfidave shoqërore. Për të gjitha nga pak dhe së bashku për të gjitha shumë. Në qoftë se secila prej nesh ia del ta menaxhojë e ta organizojë si duhet ditën, javën, ose kohën në përgjithësi, mendoj se asnjëherë nuk do ta ketë të vështirë t’i përmbushë si duhet të gjitha kërkesat që shtron jeta para nesh.
Mjafton të dijë ta organizojë kohën ashtu siç duhet, të heq dorë nga disa kënaqësi të tepërta që sot i ofron jeta, madje nuk mjafton vetëm të dijë, por edhe ta ketë pasion dijen dhe së fundi atë ta zbatojë, ta vë në përdorim. Mendojmë se ia vlen të vazhdojmë me një përkushtim edhe më të madh pa pasur druajtje fare për arritjen e qëllimit tonë të sinqertë për fëmijët tanë, për rininë dhe ardhmërinë tonë, që mbi të gjitha të ndikojmë tek ata në formimin e tyre dhe në kultivimin e njerëzores në vazhdimësi. Sepse, thotë një pedagog i shquar gjerman: “Emrin e kam njeri, kurse mbiemrin gjerman”. Sekreti dhe mundësia për të arritur janë te secila prej nesh, dmth te secila femër mund të fshihet një dijetare, një mësimdhënëse, një mjeke, një politikane, një nënë, një amvise, një bashkëshorte, një shtyllë e shoqërisë. Mjafton vetëm ta zbuloni dhe ta shprushni këtë potencial. Secila prej nesh atë e bart në vetvete. (koha.mk)