Luksemburg, 11 qershor – Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) sot kumtoi se kontingjenti i vaksinave Xhonson dhe Xhonson të cilat janë bërë për rajonin evropian në kohën kur u zbulua gabimi në prodhimin e dozave në Baltimor, SHBA, si masë kujdesi, nuk do të shfrytëzohet.
EMA nuk kumtoi për sa doza bëhet fjalë, por mediat perëndimore thekson se bëhet fjalë për disa miliona doza, gjë që e pengon kompaninë amerikane të përmbushë objektivin e 55 milion dozave të dorëzuara në Evropë deri në fund të muajit.
Agjencia evropiane për ilaçe kumtoi se janë në dijeni se kontingjenti i vaksinave ishte kontaminuar në muajin prill, me përzierjen e një vaksine tjetër e cila prodhohet në vendin e njëjtë në Baltimor.
EMA shton se kontigjenti me vaksina të dëmtuara nuk ishte destinuar për BE-në, ndërsa vaksinat të cilat janë në përdorim në rajon nuk janë kontaminuar, në bazë të informacioneve të cilat I posedon.