Bruksel, 24 shkurt – Agjencia evropiane për medikamente (EMA) sot kumtoi se po vlerëson një medikament kundër koronavirusit, t bazuar në antitrupa, zhvilluar nga kompania jugkoreane Seltrion.
Ky është medikamenti I tretë I këtillë që po revidohet, sepse në fillim të këtij muaji EMA filloi me evaluimin e barërave të bazuara në antitrupa, të zhvilluara nga prodhues amerikanë të barërave Eli Lili dhe Regeneron për përdorim tek pacientë të caktuar, të sëmurë nga koronavirusi.
Agjencia evropiane për medikamente kumtoi se komiteti i saj për medikamente po e vlerëson pakon e parë të të dhënave që I ka marrë nga hulumtimi I medikamentit “regdanvimab” ndaj kafshëve dhe njerëzve dhe porositi se do të vazhdojë t’I studiojë, ashtu siç do të marrë më shumë të dhëna.