Është i lindur në vitin 1979 në Pejë të Kosovës, ai ka qenë një fëmijë luftarak, si i vogël ka nisur me sport, pas afirmimit në skenën e Kikboksit kosovar në vitin 1997 emigron në SHBA, ku atje fillon me boks. Sukses pas suksesi, Muriqi tregon veten jo vetëm në sportin luftarak, por dhe në biznes. Për momentin, ai drejton një nga lokalet më të mira atje. Është bërë baba, ndërsa gjithë këto djaloshi i fitoreve i rrëfen për InfraRed të gazetës KOHA. E lexojmë bashkë dhe e njohim më mirë Elvirin
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ke pasur shumë suksese në boks, sa kampion e ndien veten? Kujt ia dedikon këto fitore?
Suksese kam pasur, kampion e ndiej veten në çdo aspekt, i kënaqur jam me krejt që kam bë deri më tani.
KOHA: Je me fat që mban mbiemrin Muriqi, a ka pasur dikush nga familja jote më herët që është marrë me këtë sport?
Jam krenar që mbaj mbiemrin Muriqi se gjithmonë e kam pas idol babin Ramiz Muriqi, po ka pas edhe familjarë që janë marrë me boks amator, babai, axha.
KOHA: Ti je stërvitur nga trajnerë të njohur, je i kënaqur nga instruksionet e tij, sepse meritë besoj është edhe e tij që ti sot je një kampion?
Kam pasur rastin dhe fatin të punoj me trajner më të njohur dhe më të mirë në botë si Teddy Atlas, James Buddy McGirt, Collen Morgen. Normal sukseset e mia i meriton secili që ka punuar me mua.
KOHA: Çfarë të ka mbetur akoma në mendje nga çasti kur ke dëgjuar emrin tënd si kampion?
Kur unë kam dëgjuar emrin tim sigurisht që jam ndier krenarë.
KOHA: Cili ishte çelësi i suksesit në këto ndeshje?
Çelësi i suksesit është puna e madhe, disiplina zemra, karakteri i fortë dhe përkrahja e popullit tim.
KOHA: Më konkretisht, na trego diçka nga përballja në ring…?
Përballja në ring është kur e nxjerr veten në pozitë të heroit, patriotit, kampionit e shumë pozita tjera po në të njëjtën kohë humbës, frikacak, i ligë etj.
KOHA: Boksi dhe kikboksi janë disiplina të ndryshme, por sa të ngjashme janë në të vërtetë. Kikboksi më është dukur shumë më agresiv si sport dhe besoj se edhe dëmtimet janë më të mëdha. Si ia dilni ju që merreni me këto sporte?
Të dy sportit janë me të vërtetë shumë luftarake dhe jo të lehta, kickboksi ma më pak raunde ndërsa në boks ka 12 raunde, në pika të shkurta është e pamundur në vit pa humb jetën një bokser në ring, ndërsa në kickboks nuk ndodh, me dashurinë më të madhe për sportin dhe vullnet të madh kuptohet që ja del.
KOHA: Sa ndeshje deri më tani ke realizuar, sa fitore e sa humbje, a mund të të quajmë si djali i fitoreve? Jetën e shikon të lidhur me sportin e boksit?
75 ndeshje i kam realizuar, 18 ndeshje në kickboks amator, 10 në boks amator, 47 ndeshje në boks profesional dhe kam pasur vetëm 7 humbje, besoj që prej krejt meçeve kam pasur vetëm një humbje, kuptohet që mund të quhem djalë i fitoreve, për mua gjithë jeta ka qenë e lidhur me boks dhe besoj që do jetë ende.
KOHA: A planifikon të kthehesh ashtu fuqishëm si din Elviri?
Nuk bëj plane, vetëm i suksesshëm me qenë.
KOHA: Krahas sportit ti merresh edhe me biznes, na thuaj si po shkon puna?
Po merrem me biznes për ata që nuk e dinë kam një restaurant-lounge, po realizoj disa mbrëmje të ndryshme, gjithçka po shkon mirë.
KOHA: Je bërë gjithashtu edhe baba, si është ndjenja dhe na thuaj këtë periudhë si ka qenë jeta juaj?
Jam bërë baba, është një ndjenjë e papërshkrueshme, është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë, falënderoj Zotin për këtë dhuratë.