Elton John nderohet në Francë përpara koncertit në Paris

Sir Elton John do ta marrë medaljen e Legjonit të Nderit (Legion d’Honneur) të Francës nga kryetari Emmanuel Macron kur rockeri të arrijë në Paris për koncertet e tij të fundit franceze më vonë këtë muaj.

Ylli i Rocketman do ta pranojë nderin më të lartë civil të vendit përpara performancës së tij në AccorHotels Arena të kryeqytetit francez më 20 qershor, ndërkohë që turneu i tij Farewell Yellow Brick Road arrin në Francë, shkruan KOHA Ditore.

Duke e paralajmëruar nderimin në fjalë, presidenti Macron e quajti Sir Elton “një virtuoz pianoje” dhe “një showman të vërtetë”, i cili është “një nga artistët e parë homoseksualë që kishte guximin ta thoshte atë dhe t’i jepte zë komunitetit LGBT në media”.

Turneu lamtumirës i Sir Elton filloi në Pensilvani në shtator të vitit 2018. Ai do ta përfundojë turneun masiv final në O2 Arena të Londrës më 16 dhjetor 2020.