Talenti i Fenerbahces, Elif Elmas, është një nga objektivët kryesorë në listën e merkatos së drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli. Drejtuesi i klubit Italian ka kohë që ka nisur bisedimet dhe duket se tratativa me turqit për lojtarin nga Maqedonia e Veriut është drejt përfundimit.
Gjithsesi, gjatë kësaj jave priten kontakte të reja mes palëve për të avancuar me procedurat financiare për transferimin e 19-vjeçarit nën urdhrat e Ancelottit për sezonin e ardhshëm.