Dukej se “telenovela” e Eljif Elmas do të mbyllej me kalimin e futbollistit nga Fenerbahçe te skuadra e Atletico Madrid, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe pritet që gjatë verës të kemi seri interesante lidhur me të ardhmen e futbollistit.
Edhe pse klubi turk ka pranuar ofertën e spanjollëve duke e mbyllur me sukses marrëveshjen, ai që e ka pezulluar akordin është vetë lojtari, pasi ka kërkuar ende kohë për të vendosur përfundimisht.
Dëshira e 19-vjeçarit, i cili është ndikuar edhe nga Goran Pandev, është të kalojë te Interi, pasi 35-vjeçari e ka këshilluar të veshë fanellën zikaltër gjatë një bisede në grumbullimin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.