Elizabeta Gjorgievska: Një nga nëntë rastet e vdekjes është për shkak të cilësisë të dobët të ajrit

70

Shkup, 25 nëntor – Kriza ekologjike ndikon në shëndetin e njerëzve. Ta marim për shembull ndotjen e ajrit. Para pandemisë, në vit për shkak të ndotjes së ajrit në botë kanë vdekur  rreth tre milion njerëz,  gjegjësisht  një nga nëntë rastet e vdekjes në botë ndodh për shkak të cilësisë  së dobët të ajrit, theksoi bashkësortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgjievska.

Ajo theksoi se na nevojitet   vetëdije e zhvilluar ekologjike dhe ndërgjegje që të mund t’i shikojmë të gjitha dimensionet e jetës – atë fizik, biologjik, psikologjik, shoqëror, kulturor dhe shpirtëror.

Gjeorgjieva  potencoi se për fat të keq, jetojmë në një kohë kur shëndeti i planetit seriozisht është shkatërruar, ndërsa shumica e problemeve shëndetësore me të cilat përballemi  janë pasojë  e realiteteve  të vazhdueshme shoqërore, rrëfimet dhe botëkuptimet të cilat kanë  pikpamje reduksioniste të natyrës dhe vendit njerëzor në të.