Uashington, 10 shkurt – Senatorja demokratike Elizabet Uoren zyrtarisht u kandidua për presidente të SHBA-së në qytetin e klasës punëtore – Lorens në shtetin Masaçusets.
Fushatën e saj për vitin 2020 e bazon në thirrjen populiste të luftës kundër pabarazisë ekonomike dhe ndërtimin e Amerikës “e cila është e mirë për të gjithë”.
Duke e paralajmëruar fushatën, Uoren me vendosmëri bëri thirrje në ndryshime dhe e dënoi “ngushticën” në të cilën gjendet klasa e mesme, në situatë në të cilën, sipas saj, “të pasurit nuk duhet të ndërmarrin përgjegjësi, ndërsa të gjithë të tjerët marrin më pak shanse për sukses”, transmeton Zëri i Amerikës.