Los Anxhelos, 18 dhjetor – Pasi që Eliza Dushku e akuzoi aktorin kryesor në serialin “Bull”, Majkëll Vederli për shqetësim seksual, këtë javë fitoi 9,5 milionë dollarë dhe pushim nga puna në bazë të kësaj. Menjëherë pas këtij verdikti, dy kolege të tij nga hit seriali “NCIS” ndaluan në mbrojtje të tij.
“Këtë njeri… e njoh, e respektoj, e dua, e besoj dhe e njoh. Dy dekada miqësi dhe respekt. Gjitha të mirat. Të dua!, shkroi aktori Polet Peret në Tuiter, duke publikuar foto me Vederlin.
Peret, para disa muajve publikoi disa tuite ku thotë se e ka braktisur “NCIS” për shkak të shqetësimit seksual nga një koleg, duke mos theksuar kush. Vederli e ka braktisur projektin një vit para saj.
Edhe Sasha Aleksander, edhe një ish-kolege e tij nga seriali, e mendon të njëjtën.
Dushku u paraqit vetëm në tre episode në “Bull” ndërsa gjoja është dashur të mbetet pjesë e kastit kryesor të aktorëve, para se të pushohet nga projekti.