KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
TË shoh djalin tim duke u rritur.
KOHA: Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Jeta është e bukur… nuk nevojitet ndonjë faktor kryesor për t’u zgjuar. Do apo nuk do, prapë duhet të zgjohesh.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Secilën ditë.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Bamirësia.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Mërzia për gjërat që janë jashtë kontrollit tim.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?
Varet prej gabimit?
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Kur e humba gjyshen dhe shoqen.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Hmm… Hypatia, edhe pse femrat sikur ajo nuk ekzistojnë më.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Të vizitoj gjyshërit.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Nëna e mirë.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
(Qesh), Michael Jackson ‘You rock my ëorld’.
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
Bardhë dhe blu.
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Djalin tim.
KOHA: Pija juaj e preferuar?
Nuk besoj se kam pije të preferuar, prapë kthehem te uji.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Për kohën që kam humbur, gjë që nuk kthehet kurrë.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Padrejtësia ndaj të moshuarit, foshnjës dhe kafshëve.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Koha.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Kur nuk dua të ofendoj.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jo.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Qëllimi dhe vepra… qëllimi zbulohet dhe vepra që nuk mohohet.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Vdekja… e vetmja gjë që nuk vjen me dëshira pa marrë parasysh si e planifikojmë.
KOHA: Na trego pak për fotoshotin e fundit?
Fotoshoti fundit ka qenë për firmën time Essua. Modele këtë radhë e kisha një shoqe time Violeta Hajdari (shumë femër e bukur dhe e mirë) me make up artist Lirije Gashi super femër dhe nënë. Kemi reklamuar dhe lipstick të shoqes tim të ngushtë Lil Vlora.