Dy vjet më parë doli publikisht duke deklaruar se kishte luftuar kundër orientimit seksual gjatë 16 viteve të martesës së tij. Sot Ivar Mountbatten, kushëri 55-vjeçar i shkallës së tretë të Mbretëreshës Elizabeth, po organizon martesën e tij të dytë.
Dhe e veçanta e këtij njoftimi është se në verë ai do të martohet, jo me një femër, por me shokun e tij 56-vjeçar James Coyle.
Ndërkohë mediat shkruajnë për një tjetër lajm të bujshëm, pasi ish-gruaja Penelope Thompson do ta çojë atë në altar. Kjo është martesa e parë homoseksuale në familjen mbretërore britanike. Dasma do të zhvillohet në pronën private të Lord Mountbatten në Devon.
“Ideja që unë do të shoqëroj atë në altar u dha nga vajzat”, tha ish-gruaja Penelope për Daily Mail, duke iu referuar të tre vajzave që kishin së bashku: 22-vjeçarja Ella, Alix 20 vjeç dhe 15-vjeçarja Luli.
Ivar Mountbatten është biri i kadetit David Michael Mountbatten, Marqezi i tretë i Milford Haven. Babai, pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretëreshës Viktoria, ishte gjithashtu një dëshmitar i martesës së Filipit dhe Elizabetës.