Vijojnë surprizat në grand slam të Australian Open, teksa luhen takimet e raundit të dytë. Numri 2 në botë për meshkuj, norvegjezi Casper Ruud, u mund 3-1 nga amerikani Jenson Brooksby (6-3, 7-6, 6-7, 6-2). Kështu, nga ky turne mungojnë 3 më të mirët në botë, pas eliminimit dje të Nadal dhe mungesës së Alcaraz (i dëmtuar).
Në ndeshjet e tjera për meshkuj të luajtura sot, spikat fitorja e numrit 6 në botë, rusit Andrey Rublev, që fitoi 3-1 ndaj finlandezit E.Ruusuvuori. Britaniku Daniel Evans fitoi 3-0 ndaj francezit Jeremy Chardy, ndërsa francezi Ugo Herbert eliminoi amerikanin D.Kudla, duke fituar 3-1.
Te femrat, avancon në raundin e tretë bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 (6-3, 6-1) amerikanen Shelly Rogers. Eliminohet edhe rusja Veronika Kudermetova, numri 9 në botë, që u mund 2-1 nga amerikania K.Volynets. Avancon edhe polakja Magda Linette, që mundi 2-1 estonezen A.Kontaveit, ndërsa çekja Karolina Pliskova fitoi 2-0 ndaj kazakes Y.Putinseva.