Eliminohet Djokovic në Paris, Murray mund ta ulë nga froni

Eliminim i bujshëm i Novak Djokovic në cerekfinale të mastersit të Parisit. Tenisti serb u mposht në dy sete, 6-4 dhe 7-6 nga Marin Cilic dhe rrezikon të humbasë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, pozicion të cilin e mban që nga 7 korriku i 2014-ës. “Nole” në fakt u shfaq në vështirësi që në fitoren e vuajtur me Dimitrov, e cila u pasua nga dështimi ndaj një kundërshtari të cilin e kishte mposhtur në të 14 përballjet e mëparshme. Në setin e parë Djokovic u thye dy herë në shërbim, ndërsa në në të dytin u thye në 7-2 në tie break, duke lënë plot tre pikë me shërbimet e tij.

Një humbje e rëndë kjo për serbin në derbin ballkanin dhe tashmë pozicioni i numrit një në botë varet vetëm nga ajo që do të arrijë të bëjë Andy Murray, i cili mposhti 2-0 me sete, 6-7 dhe 5-7 Thomas Berdych në 2 orë e dy minuta lojë. Deri në gejmin e 12 të të setit të parë të dy tenistët nuk gabuan në shërbim por në Tie Braek Berdych humbi 5 set point radhazi dhe 7 në total, me Murray që tiumfoi me shumë fat 9-11. Skocezi e theu në shërbim që në gejmin e parë të setit të dytë kundërshtarin cek, por Berdych rikuperoi gjithcka në gejmin  e 10-të. Pikërisht në momentin e tij më të mirë numri 11 në botë gaboi në shërbim duke dhënë mundësinë Murray ta mbyllte 5-7 setin e dytë.