Shkup, 25 shkurt – Pas serisë së shkrimeve në gazetën KOHA dhe presionit të opinionit, Ministria e Kulturës më në fund ka eliminuar pjesën më të madhe të projekteve të dyshimta që këtë vit, ishin pjesë e Programit vjetor të kulturës. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili të dielën ka informuar se rreth 20 projekte, tashmë janë hequr nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës.
“Dua t’ju informojë se pjesa më e madhe e projekteve të dyshimta tashmë janë tërhequr, për një pjesë presim mendim të Komisionit për Antikorrupsion, ndërsa procedura e ankesave do të japë mundësi që të rregullohen edhe pakënaqësitë tjera. Pas disa vitesh mungesë transparence, i guximshëm ishte vendimi që të publikohen rezultatet… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)