Një vokal i përsosur që nuk e ka aspak problem të këndojë live, Eli Malaj vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA, ku tregon mbi projektet e fundvitit dhe surprizat që po realizon ajo
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si gjithmonë vjen me surpriza, disa bashkëpunime ke sjellë po çfarë ju bëri bashkë? Si është të bashkëpunosh me emra të njohur të muzikës shqiptare?
Të them të drejtën puna jonë këtë e ka, që të mundohemi e të surprizojmë publikun, mirëpo nganjëherë surprizohemi dhe vetë nga rrethanat kur takohemi me kolegë e miq të muzikës ku shprehin të njëjtin mendim dhe interes për bashkëpunim, e fundi daltë hajër si gjithmonë.
KOHA: Kujt i dedikohen këto këngë?
Këngët nuk ia kam dedikuar askujt, përveçse janë thjeshtë koincidenca dhe tekstshkruesi i tyre ia ka bazuar nganjëherë dhe në gjendje shpirtërore të tij që janë dhe jetike.
KOHA: Me sa kemi dëgjuar të quajnë mbretëreshë e muzikës live, e serenatave, e këngëve të lehta, të jugut e veriut, si ndihesh kur të quajnë kështu?
Të jesh Mbretëreshë do shumë punë (qesh) flm nga ato që më quajnë ashtu, mirëpo i jam shumë mirënjohëse për atë titull e atë vlerësim.
KOHA: Jeton në Shqipëri, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mall më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?
Jetoj në Gjermani, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Ulqin, e ku ka shqiptarë, ndihem mirë e nuk dua të ikë nga shqipfolësit e mi, jo se dua të bëj patrioten, por kënaqem kur përcjell mesazhet shqip me njëri-tjetrin ku vendi i huaj nuk të jep këtë kënaqësi.
KOHA: Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?
Muzikën e kam pasion dhe i jam përkushtuar asaj plotësisht, kam dhe unë uljet e ngritjet e mia sepse të bësh karrierë duhet si vokal po ashtu dhe buxhet, por në krye të kësaj është bashkëshorti im e familja që më mbështesin pa kushte.
KOHA: Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?
Po kam e janë shumë të shpejta, uroj te ju pëlqejë.
KOHA: Pse vendoset të vini për publikun me një album të interpretuar live?
Sepse ishte koha për album live, meqë momentalisht nuk kam ndonjë CD time të personalizuar, edhe pse kam këngë pafund por si duket si ka ardhur koha akoma.
KOHA: A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?
Jo, absolutisht jo, sepse po tu vlerësonte kënga nga klikimet e mia unë nuk do kisha asnjë event, kështu që nuk bazohem në klikime.
KOHA: Cila është formula juaj për suksesin?
Thjeshtë jam Eli dhe kështu do vazhdoj.
KOHA: Si e gjeni kohën për muzikën duke qenë se jeni i angazhuar edhe si nënë?
Familja ime e di sa e rëndësishme është muzika për mua dhe ato më japin shtysë që unë të vazhdoj, pasi dy vajzat e mia u rritën dhe e kuptojnë gjendjen dhe nuk janë asnjëherë vetëm por në shoqërinë e familjes që i duan.
KOHA: Si e vlerëson rëndësinë e komunitetit për muzikën shqiptare?
Muzika nuk është më e njëjta, pa gjykuar askënd ama duke pa e dëgjuar ka filluar mos të ketë më muzikë por vetëm zhveshje, uroj që në vazhdim të ketë më shumë vesh për muzikë sesa sy, dhe pse nganjëherë duhen alternuar të dyja, pot personalisht jam kundër të shthururës dhe më vjen keq për këtë kohë.
KOHA: Ndonjë merak që nuk u tha gjatë intervistës…!
Asnjë merak nuk kam, ama dua që të vlerësohen këngëtarët me vlera e gjithkujt ti jepet haku kushdo qoftë, pasi kam shumë kolegë të mi që po rrinë në hije sepse i kanë zënë vendin të paaftit kjo nuk shkon, jo çdo gjë blihet me para.