E ka nisur me muzikë që në moshë të re duke pasur suksese me shumë hite, Elsamed Senaj për vite me radhë ka realizuar bashkëpunimet më të suksesshme në karrierë, më pas ka qenë dhe pjesëmarrës në “Big Brother 9”, ndërsa sot punon edhe si producent në realizimin e klipeve për këngëtarë të ndryshëm. Me të kemi realizuar një intervistë në të cilën i thotë të gjitha, ai madje pritet që së shpejti të bëhet baba!
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia më e madhe është të jemi mirë me shëndet edhe njerëzit që kam për rreth mos të kenë probleme, mendoj që nuk ka lumturi absolute.
KOHA: Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Unë mëngjesin e kam të shenjtë për gjumin, zakonisht e kam zgjimin gjithmonë pas orës 10:00, por gjithmonë zgjohem kur kam punë herët.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Jam tip që qesh rrallë në fakt, më karakterizon më tepër serioziteti por kam qesh me shpirt këto ditë në karantinë me pjesën e familjes duke zhvilluar biseda të ndryshme.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Tipari kryesor është këmbëngulja ime, gjithashtu jam tip që gjithmonë i realizoj qëllimet e mia.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
“Defekti” mendoj që janë shumë defekte tek një person, sepse nuk ekziston uniciteti, jam tip që i dua gjerat shumë shpejtë, ndoshta po e quaj defekt, sepse praktikisht dua të jem shumë i saktë dhe deri në detaj me çdo gjë për këtë arsye jam edhe i tillë.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Jam një njeri që njerëzve për rreth ju kam falë shumë gabime, kështu që mendoj që janë shumë.
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Hera e fundit që u përlota ishte kur po shikoja një film “Mrekullia në qiellin e 7” jam emocionuar jashtë mase saqë as lotët si mbaja dot, por jam tip që qaj nëse emocionohem për diçka, besoj një burrë është i vërtetë kur derdh lot.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
(Qesh), nuk i kam njohur personalitet e njerëzve që kanë bëre histori nga afër, mendoj që personaliteti i çdo personi është unik në formën e vet.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Një udhëtim që bëra në shtator në Mauritius (provincë e Indisë), tani dua të vizitoj Singaporin duke parë zhvillimin e jashtëzakonshëm që është atje.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Ismail Kadare, Franz Kafka, Shekspir, Edgar Allan Poe, Oscar Wilde, Klaudia Shehu (kjo është gruaja) ka shkuar libër dhe nëse nuk i vendos emrin hajde dije se ç’më gjen (qesh).
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Tek një femër vlerësoj shumë besnikërinë dhe karakterin e saj janë dy gjëra bazë që unë gjithmonë i shikoj pastaj janë edhe bota ku një femër lundron me mendjen e saj.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Zakonisht kur bëj dush nuk dëgjoj muzikë.
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
Ngjyra ime e preferuar është e zeza dimrit edhe e bardha verës.
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Që i vogël jam marrë me shumë gjëra njëkohësisht, muzika ka qenë gjithmonë parësore për mua, dhe shumë këngë kanë pasur shume sukses, festivali Shkodra Fest ka nxjerr goxha sukses për 3 vite qe u realizuar, tani kemi investuar edhe përqendruar 100% tek kompania ime për artistët nga gjithë estrada “Fullmoon Production” ku kemi realizuar një pjesë të mirë të klipeve që publiku shikon çdo ditë artist të ndryshëm, mendoj çdo gjë ka nxjerr suksesin e vet edhe kanë formuar karakterin tim, mbi bazën e biznesit ku përqendrohem më tepër.
KOHA: Pija juaj e preferuar?
Nuk jam tip që e ekzagjeroj me pijen, vera është e preferuara ime.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Asgjë që kam bërë në jete me vetëdije të plot nuk pendohem, i lumtur për çdo gjë që më ka ndodhur.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Urrejtja nuk ka qenë kurrë gjuha ime, ndoshta maksilizimin e tepërt urrej fjalët e njerëzve kur merren me punët e mia apo të dikujt tjetër por edhe njerëzit fals.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Zotin e kam frikë, çdo gjë tjetër çfarë sjellë ai mirë se të vjen.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Kam një problem që them gjithmonë të vërtetën shkaku që humbas shumë gjëra, nëse gënjej dallohem direkt, sepse skuqem, realisht unë gënjeshtrën e urrej për vete sepse nuk jam tip që i preferoj.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Kam dhënë shumë herët para shumë vitesh dhe si kam marrë kurrë, derisa mora vendim me veten që nuk do jepja kurrë kështu që ndoshta shumë miq janë prekur nga kjo gjë por nuk e thyej vendimin tim.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Lejoje pasionin të bëhet qëllimi juaj dhe një ditë bëhet profesion, me punë e vullnet arrihet çdo gjë që dëshiron në jetë.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Jam shumë i mirë për të pasur një dëshirë se si do të vdes…
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Nëse një ditë do e takoj Zotin vetëm do e falënderoj për çdo gjë që më ka dhuruar në jetë, do e falënderoja për mundësinë të vij në këtë botë i shëndetshëm dhe do i kërkoja falje për shumë gabime që bëjmë çdo ditë.