Zëvendësministrja e Financave i ndërmerr të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe ka autorizim të plotë të ushtrueses së detyrës ministre e Financave, kryetari i Qeverisë së RMV-së do të drejtoj me veprimet e qeverisë në aktivitetet nga fusha e financave dhe politikës financiare
Zejnulla VESELI
Shkup, 5 korrik – Kabineti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit miratoi propozimin për drejtimin e veprimeve të qeverisë me punët nga fusha e financave dhe politikës financiare, me ç’rast u miratuan dy konkluzione, shkruan gazeta KOHA.
“Konkluzioni i parë është se kryetari i Qeverisë së RMV-së do të drejtoj me veprimet e qeverisë në aktivitetet nga fusha e financave dhe politikës financiare dhe realizimin e përcaktimeve të programit të qeverisë, në përputhje me nenin 11, paragrafi (1) dhe paragrafi (2) dhe neni 35, paragrafi (1) nga ligji i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi zëdhënësi Muhamet Hoxha në konferencën me gazetarë mbajtur të premten. Ai njëherit informoi se qeveria konstatoi se janë siguruar kushtet sipas nenit 48, paragrafi (2) i ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
“Për këto arsyeje, zëvendësministrja e Financave i ndërmerr të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe ka autorizim të plotë të ushtrueses së detyrës ministre e Financave”, tha Hoxha.
Gjithashtu Ministria e Ekonomisë në mbledhjen e fundit të Qeverisë së RMV-së, njoftoi se janë përmbushur kushtet ligjore për miratimin e vendimit për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes për eksploatimin e lëndës së papërpunuar – bakër dhe ar në lokalitetin “Ilovicë”, komuna Bosillovë, kompanisë “Euromaks Resources” shpk Shkup.
“Në informatën që sot para qeverisë e prezantoi ministria e Ekonomisë, u vërtetua se kompania nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen në përputhje me ligjin për lëndë të para minerale për marrjen e lejes për eksploatim. Pas skadimit të afatit të detyrueshëm prej 15 ditësh, Qeveria e RMV-së do të mund të marrë një vendim përfundimtar për ndërprerje të njëanshme të marrëveshjes për koncesion kompanisë Eoromaks Resources”, shpk Shkup”, tha zëdhënësi Hoxha.
Ndërsa sa i përket pyetjes se a ka mundësi qeveria të numëroj tre të arriturat e suksesshme të Sadulla Durakut në të mirë të qytetarëve deri sa ushtronte poste ministrore dhe sa do ta këtë pagën mujore tani kur emërohet edhe si zëvendës kryeministër i qeverisë, Hoxha u përgjigj se nuk është kompetencë e qeverisë të numërojë të arriturat e Zëvendës kryeministri Duraki në postet e tyre të mëparshme sepse qeveria miratoi vendimin që ai të ushtroj edhe detyrën e Zëvendëskryeministrit për sisteme politike dhe beson se përvoja e tij është e mirëseardhur për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Shpresojmë se Sadulla Duraki do të kontribuojë shumë për të mirët e qytetarëve të RMV-së. Ndërsa sa i përket se sa do të jetë paga mujore e tij, do të jetë e njëjtë si e të gjithë Zëvendës kryeministrave në Qeveri”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)