Shkup, 19 korrik – Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e financave Shiret Elezi sot janë takuar me përfaqësues nga Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të liçencuar delegacion i drejtuar nga kryetarja Lençe Papazovska.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit janë dakorduar se kontabiliteti është fushë shumë e rëndësishme dhe është thënë se Qeveria me seriozitetin më të madh merr qasje ndaj zgjidhjes së punës sistematike për përparim dhe rregullim të këtij profesioni.
Të pranishmit e kanë përshëndetur përpilimin e Propozim ligjit për ushtrimin e punës së kontabilitetit, që tashmë është në procedurë parlamentare dhe kanë vlerësuar se miratimi sa më i hershëm i tij është e patjetërsueshme dhe do të sjellë rritjen e standardeve të punës dhe do të sigurojë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në punë me qëllim të përparimit të profesionit të kontabilitetit.