Elezi: Përmirësohen shërbimet në DAP dhe Dogana për kompanitë

Shkup, 23 janar – Shlyerjet në kohë dhe në mënyrë jo-selektive të TVSH-së përmes një modeli automatik të rimbursimit, ndjekjes elektronike të planeve të prokurimit publik dhe përpunimit elektronik të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës, ministria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e të ardhurave publike dhe drejtorinë e doganave, vitin e kaluar ka punuar në digjitalizimin e proceseve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe kompanitë.

“Drejtoria e të ardhurave publike bëri një Model për rimbursim automatik dhe zbritje tatimore për të gjithë tatimpaguesit. Qëllimi kryesorë ishte ekzekutimi i saktë dhe në kohë i rimbursimit dhe shlyerjes së taksave të tatimpaguesve”, njofton zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi.

Modeli i kthimit dhe kompensimit automatik do të fillojë këtë vit. Paralelisht, në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për kompanitë, vitin e kaluar, ministria ka punuar me drejtorinë doganore në sistemin e Deklarimit doganor.

Për deklaratat e sistemit të menaxhimit në fillim të shkurtit do të aplikohet në 11 zyra doganore si pilot projekt dhe nga mesi i vitit do të aplikohet në të gjitha zyrat doganore të vendit.

“Në këtë mënyrë, shpenzimet janë ulur ndjeshëm për kompanitë dhe koha në përgatitje dhe dorëzimi i dokumenteve është shkurtuar. Të gjitha dokumentet do të dorëzohen në mënyrë elektronike nga çdo pikë në çdo zyrë doganore. Qëllimi ynë është që të automatizojmë proceset dhe në këtë mënyrë të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët dhe kompanitë”, thekson Elezi.

Sistemi për deklaratat e përpunimit doganore dhe dokumentet e akcizës do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave me institucionet e tjera si Drejtoria e të ardhurave publike, kur bëhet paraqitja e kthimit të TVSH-së të deklaratave doganore të paraqitura apo nga Enti shtetërorë për statistika si dhe Banka popullore për import të të dhënave dhe eksportit.