Tetovë, 2 korrik – Përmes programit MSIP, 300 fëmijë të komunës së Zhelinës do të përfitojnë shërbime më të mira në arsim me rekonstruimin e shkollës në fshatin Pallaticë, derisa banorët lokal do përfitojnë infrastrukturë më të mirë përmes rekonstruimit të rrugës lokale nga fshati Grupçin për në fshatin Novo Sellë. Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale MSIP, komuna e Zhelinës ka aplikuar nga viti 2016 për këto projekte në suaza të MSIP 2, të cilat realizohen nga Ministria e financave me përkrahjen e Bankës Botërore, komunës së Zhelinës i janë ndarë 21 milion denarë për finalizimin e tyre.
Sot, zëvendësministrja e financave Shiret Elezi bashkë me kreun e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu kanë inspektuar punimet e realizimit të këtyre projekteve. Zëvendësministrja Elezi gjatë vizitës në shkollën fillore ‘Fan Noli’ në Pallaticë ka thënë se Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP ka për qëllim përmirësimin e kushteve për të gjithë përfshirë këtu viset urbane dhe rurale.
Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Mardi 2 juillet 2019
“Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale MSIP, 300 fëmijë që mësojnë në shkollën fillore në fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës do të përfitojnë kushte më të mira arsimore, respektivisht do kenë shkollë që do të furnizohet me pajisje më modern, rekonstruim të kulmit, kjo do të thotë shumë për banorët lokal sepse zgjidh një problem të madh dhe krijon kushte reale më të mira për jetë më të mirë të banorëve”, ka vlerësuar kështu zëvendësministrja Elezi gjatë qëndrimit atje.
Përmes këtij projekti, do të rekonstruohet dhe rruga lokale nga fshati Grupçin dhe Novo Sellë në gjatësi prej 3 kilometër ndërsa do bëhet lidhja më e mirë e kësaj pjese me qytetin e Tetovës dhe Shkupit.(koha.mk)