Shkup, 16 korrik – Komisioni për Çështje Evropiane sot e miratoi Propozim-ligjin për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me të cilin për herë të parë me ligj rregullohen marrëveshjet për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që kanë të bëjnë me furnizimin e pajisjes ushtarake dhe pajisjes së ndjeshme të sigurisë, njofton Koha.mk
Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi në debatin e komisioneve në Kuvend tha se përveç harmonizimit me Bashkimin Evropian, sjellja e këtij ligji do të kontribuojë për rrumbullaksim të reformës gjithpërfshirëse në sistemin e financave publike, i cili do të sigurojë shpenzim racional të mjeteve publike, transparencë dhe konkurencë korrekte.
“Pajisja ushtarake si dhe pajisja e ndjeshme e sigurisë është e rëndësishme për sigurinë dhe sovranitetin e çdo vendi. Furnizimi i mallrave, shërbimeve dhe punëve tjera në sektorin mbrojtës dhe të sigurisë është nga natyra delikate, për shkak të së cilës paraqitet nevoja nga parashtrimi i kërkesave specifike që kanë të bëjnë me sigurinë e furnizimit dhe sigurisë së të dhënave. Ashtu, kur marrëveshjet lidhen, kërkojnë ose përmbajnë informata të klasifikuara, organi dakordues në dokumentacionin e tenderit i citon masat dhe kushtet që operatorët ekonomik duhet t’i plotësojnë dhe janë të domosdoshme për garantim të mbrojtjes së informatave të tilla”, theksoi Elezi.
Sqaroi se marrëveshjet për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndahen përmes zbatimit të procedurës së kufizuar, procedurë të negociuar me publikim të shpalljes dhe dialog konkurent. Sipas Elezit, karakteristike për këto procedura është ajo që të gjitha zhvillohen në dy faza dhe mundësojnë të selektohen operatorë të aftë ekonomik, të cilët në tërësi i plotësojnë kërkesat e organit të dakorduar, pa shkelur parimet e transparencës, trajtim të barabartë dhe konkurencë korrekte.
Elezi përfundoi se me sjelljen e këtij ligji do të mundësohet procesi i ndarjes së marrëveshjeve për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke filluar nga planifikimi, zbatimi i procedurave për furnizime publike, lidhja dhe realizimi i marrëveshjeve, të jetë transparent, ekonomik dhe efikas nga njëra anë, por njëkohësisht, nga ana tjetër, të sigurojë mbrojtje të interesave të sigurisë së shtetit dhe të informacioneve të cilat janë nga karakteri i besueshëm.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Emil Dimitriev shënoi se për këtë ligj duhet të debatojë komisioni kuvendor për mbrojtje, ndërsa pas sjelljes së ligjit të propozuar tha se ka vërejtje në nenin 19 në të cilin janë rregulluar kufizimet për të cilat nuk do të vlejë ky ligj për të cilat konsideron se janë të larta. Dimitriev tha se me ligjin “goditet” edhe në transparencën. (koha.mk)