Shkup, 11 shtator – 125 milion euro për politikat zhvilluese për financat publike dhe konkurencën sigurohen në kuadër të Kornizës së re për partneritet mes Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2023.
Sot në parlament zëvendësministrja e financave Shiret Elezi ka elaboruar Propozim ligjin mbi Borxhin e Republikës së Maqedonisë Veriore ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, sipas Marrëveshjes së Huasë për Financat Publike dhe Politikat e Zhvillimit të Konkurrencës.
“Aktivitetet kryesore të mbështetura nga kjo kredi kanë për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së financave publike, përmirësimin e konkurrencës së tregut dhe zbatimin e reformave rregullatore”, tha Elezi.
Sot në parlament në leximin e parë ka kaluar edhe Ligji për Sigurimin e Trafikut të Detyrueshëm, si dhe Propozim ligji për shndërrimin e arkëtimeve të Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të Tarifave Publike në Depozita të Përhershme në Ndërmarrjen për Prodhime të Qëllimeve Speciale 11 Tetori – Eurokompozit SHA Prilep.