Shkup, 2 korik – Ne vazhdojmë angazhimin tonë për punë transparente dhe të përgjegjshme dhe informimin në kohë të qytetarëve për realizimin e buxhetit për muajin Qershor, si dhe për realizimin në gjysmën e parë të vitit. Ajo që është e kënaqshme se rezultatet janë më të mira se sa pritej, duke treguar që rikuperimi mund të pritet të jetë më i shpejtë. Rënia e të ardhurave është më e vogël se sa parashikohet. Të ardhurat dhe kontributet tatimore tregojnë një performancë më të mirë sesa parashikimet relativisht konservatore që i kishim si MF, kështu thekson zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.
Lehtësimi i masave kufizuese që ndikuan në uljen ose ndërprerjen e plotë të aktivitetit ekonomik në Qershor dhe hyrjen në fazën e rimëkëmbjes dhe rigjallërimit u reflektua në mbledhjen e të hyrave, kështu që në Qershor kemi një përmirësim të ndjeshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në periudhën Janar-Qershor, të ardhurat totale të buxhetit janë realizuar në nivelin prej 44% të buxhetit (plani vjetor) ose në vlerë prej 87.4 miliard denarë, më pak për 9% krahasuar me vitin e kaluar. Përqindja e realizimit është pothuajse e njëjtë me vitin e kaluar, gjë që tregon dinamikën e mbajtur të mbledhjes së të ardhurave. Vetëm në Qershor kemi pasur parashikime për një rënie të të ardhurave totale prej 20%, dhe realizimi tregoi një rënie prej 9.6%, sqaron mes tjerave Elezi.
Të ardhurat tatimore në gjysmën e parë të vitit janë ulur me 13% në vit dhe arritën në 47.3 miliard denarë, deri më tani është realizuar 44% e planit, që është pothuajse i pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm për muajin Qershor, sipas skenarit nga buxheti , parashikimet ishin në rënie të pritur prej mbi -20%, ndërsa rënia e realizuar është -14.4%. Ky është një ndryshim pozitiv prej rreth 700 milion denarë. Pas rënies së 31% dhe 29% në Prill dhe Maj, përkatësisht, ka një lëvizje pozitive dhe mbledhje të përmirësuar të taksave. Ka zhvillime pozitive në të ardhurat nga tatimi personal në K-2 lëvizjet sipas muajve janë -11,7% (Prill), -25.7% (Maj), dhe në Qershor është regjistruar një normë pozitive prej 1.7%. Kjo është kryesisht për shkak të masave të qeverisë për të ndihmuar në pagimin e pagave ndaj kompanive të prekura nga Covid 19, thotë mes tjerave në elaborimin e saj zëvendësministrja Elezi.
TVSH-ja gjithashtu ka efekt pozitiv. Në Prill dhe Maj, rënia e TVSH-së ishte -43.5% dhe -33%, ndërsa në Qershor ishte -7.5%. Normat negative bien në K2. Rimbursimet e TVSH-së gjithashtu kanë qenë të pandërprera dhe po kthehen në dinamikë të rregullt. Në kohë krize, rimbursimi i TVSH-së në këtë periudhë është më i lartë për 660 milion denarë, krahasuar me vitin e kaluar. Zbutja e rënies së të ardhurave nga TVSH-ja, ndër të tjera, është për shkak të masave të zbatuara për të mbështetur konsumin privat. Trendi pozitiv në kontributet që rriten me një normë prej 8% ose gjithsej 31.7 miliard denarë deri më tani. Ky është një sinjal i mirë për lëvizjet e tregut të punës. Shkalla e rritjes tregon se masat për të mbështetur klasën punëtore në luftën kundër krizës me Covid-19 po japin rezultate. Ne parashikuam një rënie në Qershor, ndërsa realizimi është në rritje prej 12%. Në Prill dhe Maj, normat ishin 1.5% dhe -0.9%, që do të thotë se këtu ka zhvillime pozitive, sipas të dhënave mujore, potencon Elezi.
Pjesa e shpenzimeve në gjysmën e parë të vitit ka rritje, kryesisht si rezultat i masave të marra për të luftuar krizën me Covid-19. Shpenzimet totale arrijnë në 113 miliard denarë, që është një rritje prej 9.9% në vit (46.7% e shpenzimeve buxhetore). Arsyetimi për këtë rritje të shpenzimeve përmbahet në pagesën e: pensioneve më të larta, asistencë sociale, paga, si dhe mbështetje për ndërmarrje dhe qytetarë të prekur nga Covid 19 në vlerë prej rreth 5.4 miliard denarë (88 milion euro). Deficiti buxhetor në gjysmën e parë të vitit arriti në 25.9 miliardë ose 3.8% të BPV-së. Megjithë sfidat me të cilat përballet ekonomia vendore për sa i përket trajtimit të Covid 19, ekzekutimi i buxhetit bëhet sipas planit, dhe sigurohet likuiditet. Qëllimi i Ministrisë së financave është të sigurojë ekzekutimin e vazhdueshëm të Buxhetit, pa vonesë, brenda afateve të përcaktuara me ligj. Punonjësit të marrin paga, të papunët të marrin kompenzimet e tyre në kohë, kompanitë për të arkëtuar pagesat nga shërbimet dhe mallra të shitura organeve shtetërore dhe kthime në kohë të TVSH-së. Këto janë masat për Covid 19, mbështetje që shteti u ofron qytetarëve dhe kompanive, në përputhje me mundësitë, përmes kartës së pagesës vendore, përmes pagave dhe kontributeve të subvencionuara, përmes shtyrjeve/lehtësimeve në pagimin e detyrimeve tatimore. Në veçanti, mbetet detyrimi dhe përgjegjësia e shtetit për të siguruar dhe shpërndarë të mira dhe shërbime publike për të gjithë, veçanërisht tani, në këto periudha të vështira. Ne presim që në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit një rimëkëmbje graduale të ekonomisë së brendshme, e cila do të mbështetet nga zbatimi i pakos së tretë të masave që synojnë ringjalljen e veprimtarisë ekonomike, thotë për fund zëvendësministrja Elezi.