Shkup, 15 nëntor 2018 – Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar për revizionin dhe financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, eveniment i organizuar nga ana e Entit Shtetërorë për Revizion.
Zëvendësministrja Elezi në tryezën për revizionin mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore shprehu pritshmëri që edhe institucionet e tjera të punojnë si Revizioni dhe të bashkëpunojnë me institucionet tjera.
“Enti Shtetëror i Revizionit është shembull për funksionim e institucioneve të pavarura që punohet në dobi të shoqërisë duke pasur parasysh hapat pozitiv që vendi bën në procesin e eurointegrimeve”, theksoi zëvendësministrja Elezi.
Ndryshimet e miratuara në korrik, pas takimit të liderëve, u mundësojnë partive politike që në vend të 1.8 milionë eurove nga buxheti i shtetit të marrin 4.5 milion euro në vit. 30% e këtyre mjeteve do të shfrytëzohen nga partitë e vogla kurse 70% nga partitë që kanë këshilltarë dhe deputetë