Shkup, 6 korrik – SHA ELEM më 4 korrik të këtij viti për herë të katërt në ankand shiti tepricë të energjisë elektrike. Janë shitur 35.400 megavat orë në vlerë prej 2.079.000 euro. Çmimi mesatar që e kemi arritur në këtë ankand ishte 58,73 për megavatë orë. Këtë sot e deklaroi drejtori për prodhimin e SHA ELEM, Bllagojçe Tërpovski.
“Shitja ishte ndarë në dy lote. Në të parin është shitur energji elektrike për në gusht, bëhet fjalë për energji elektrike ditore prej orës 8 e deri në 20 në ditë pune. Për atë pjesë çmimi fillestar në ankand ishte rreth 62 euro, kanë marrë pjesë shtatë kompani në ofertë dhe si përfundim është arritur çmimi më i lartë prej 65 euro për megavatë orë”, tha Tërpovski.
Ai informoi se në lotin e dytë janë shitur energji elektrike si bazë për në shtator, nuk ka pasur shumë oferta dhe është arritur një euro mbi çmimin bazë në ankand apo energji elektrike është shitur për 54,85 euro për megavatë orë.
Në katër ankandet të cilat SHA ELEM zbatoi shitjen e energjisë elektrike nga fillimi i vitit janë shitur 205.560 megavatë orë dhe fitimi i përgjithshëm i kompanisë është 10.799.558 euro.