Shkup, 21 shkurt – SHA ELEM në ankandin e djeshëm ka shitur 9.600 megavatë orë tepricë energji elektrike për vlerë të përgjithshme prej 488.395 euro.
Siç informojnë nga kompania, për LOT 1- energji bazë është arritur çmim mesatar prej 49,78 euro për megavatë orë, ndërsa për LOT 2-energji maksimale 58,55 uro për megavatë orë.
Energjia e shitur elektrike është për periudhën prej 25 shkurtit e deri më 3 mars të vitit 2019.