Shkup, 13 janar – Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat. Gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur konsum i shtuar i rrymës për mbi 30 për qind në krahasim me të zakonshmen për këtë periudhë, informon sot SHA ELEM. Nga atje ceket se tërësisht u është përgjigjur nevojave të konsumatorëve me optimizim të kapaciteteve prodhuese vendore, dhe përmes furnizimit të energjisë elektrike. “Për konsumatorët e tregut rregullator janë dërguar 21,459 Mwh prej të cilave 17,859 Mwh apo 83 për qind janë siguruar nga kapacitetet vendore elektroenergjetike të SHA ELEM, ndërsa 3.600 Mwh, përkatësisht 17 për qind janë furnizuar nga importi. Për 11 ditët e para të këtij viti, prodhimi vendor është tejkaluar për 8,39 për qind në krahasim me të planifikuarën në bilancin energjetik”, sqaron SHA ELEM. për sot, siç informon SHA ELEM, nuk është paraparë furnizim plotësues i energjisë elektrike, ndërsa nevojat e plota të konsumatorëve në tregun rregullator janë siguruar përmes prodhimit nga kapacitetet vendore elektroenergjetike. “Konsumi i energjisë elektrike vazhdimisht po ndiqet dhe prodhimtaria nga kapacitetet vendore adaptohet në pajtim me nevojat e tregut rregullator. Duke pasur parasysh paralajmërimet nga SHA EVN se edhe ditët në vijim pritet edhe deri 30 për qind konsum më i madh në krahasim me të zakonshmen për atë periudhë, në pajtim me konkursin e shpallur publik të SHA ELEM nga 10 janari për periudhën prej 14 deri më 22 janar, gjatë ditës së djeshme është kryer furnizimi me gjithsej 22,824 Mwh sipas çmimit mesatar prej 79,38 euro për megavat orë. Ky çmim është arritur gjatë procedurës së rregullt me ankand negativ”, thonë nga SHA ELEM. Furnizimi i energjisë elektrike që po bëhet në këtë periudhë në kushte të konsumit rekord dhe temperaturave ektreme të ulëta nuk do të ndikojë ndaj çmimit të rrymës për amvisëritë dhe për ekonominë e vogël, potencon SHA ELEM.