Çantat që i përkisnin ekipit përmbanin gërshërë kirurgjikale, instrumente për prerjen e shkrirjen e metaleve, disa shiringa dhe pajisje elektroshok, të cilat gazeta i përshkruan si “kripto-armë”
Pajisje me elektroshok, bisturi dhe gërshërë janë në mesin e sendeve të “agjentëve vrasës” sauditë, të cilët e lanë Turqinë pak pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Pamjet e kapura nga makineria me rreze X në aeroport të bagazheve të tyre, janë publikuar nga gazeta turke “ Sabah”. Ekipi saudit, 15-anëtarësh, i dyshuar për vrasjen e Khashoggi, mbante këto sende dhe gjetje të tilla sugjerojnë se vrasja ishte në të vërtetë e mirë përgatitur dhe jo një “aksident” dosido, pavarësisht pretendimeve të tilla nga Rijadi. Çantat që i përkisnin ekipit përmbanin gërshërë kirurgjikale, instrumente për prerjen e shkrirjen e metaleve, disa shiringa dhe pajisje elektroshok, të cilat gazeta i përshkruan si “kripto-armë”. Përveç kësaj, një nga çantat përmbante tre armë të mëdha kapëse, të cilat besohet se janë përdorur për të mbyllur qeset plastike që përmbanin mbetjet e trupit të gazetarit.
Bagazhet gjithashtu përfshijnë pajisje elektronike të ndryshme, të nevojshme për të mbajtur kontaktin midis anëtarëve të ekipit. Pamjet me rreze X zbuluan dhjetë telefona celularë, tre radio portative me walkie-talkies dhe një bllokues sinjali. Publikimi i imazheve erdhi menjëherë pasi gazetari kryesor i gazetës Sabah, Nazif Karaman, zbuloi se Khashoggi kaloi momentet e tij të fundit duke kërkuar që një qese plastike të hiqej nga koka e tij. “Unë jam duke u mbytur … Hiqeni këtë qese nga koka ime, unë jam klaustrofobik”, tha gazetari i vrarë, sipas Karaman, i cili përmend regjistrimet audio të vrasjes.
Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi audio si “me të vërtetë të tmerrshme”, deri në një masë që një oficer i shërbimit sekular të Arabisë Saudite, i cili e dëgjoi atë, sugjeroi që kryerësi duhet të kishte përdorur droga të rënda për të marrë përsipër kryerjen e një krimi kaq të tmerrshëm. “Regjistrimet janë me të vërtetë të tmerrshme. Në të vërtetë, kur oficeri i shërbimit sekular të Arabisë Saudite dëgjonte regjistrimet, ai ishte shumë i tronditur kur tha: ‘Ky duhet të ketë marrë heroinë, vetëm dikush që merr heroinë do ta bënte këtë’, tha të martën udhëheqësi turk. Turqia ka pretenduar se kishte regjistrime audio të vrasjes që nga fillimi i tetorit, kur Khashoggi u zhduk në konsullatën saudite në Stamboll. Ankaraja ka ndarë regjistrimin me Arabinë Saudite, SHBA, Britanin e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, sipas Erdogan.