Basketbollistja e Flamurtarit, Elektra Zykaj është shpallur sportistja e vitit nga Federata Shqiptare e Basketbollit, basketbollisten tjetër të vlonjatëve, Artenida Myrto.
Zykaj ka kaluar një vit fantastik, duke vendosur edhe një rekord. Ajo shënoi 9 pikë në ndeshjen ndaj Apolonisë për javën e 12 duke ther rekordin e Ina Përmetit. Bukuroshja vlonjatë është e zonja në parket, por edhe jashtë saj, teksa nuk ngurron që shpesh herë të tregojë format e saj perfekte me fotot që poston në rrjetet speciale.
27-vjeçarja ka postuar foton e vlerësimit nga FSHB, ndërkohë që numëron mbi 4 mijë ndjekës. Flamurtari mbetet skuadra për t’u mundur në basketbollin e femrave, ndërkohë që Elektra shijon momentin mjaft pozitiv që po kalon në karrierë.