Shkruan: Lume HYSEINI
Sa mendon njeriu se në Maqedoni të veriut nuk mund të bëhet më zi se që është del një befasi e re që ia kujton se beteri nuk ka skaj!Këtë javë rastësisht lexova një poezi të publikuar në faqen e fejsbukut Kali i Shemës me një koment përshkrues për autorin e saj Skender Rexhepi. Në lexim të parë poezia duhet infantile dhe qesharake plot me gabime drejtëshkrimore, por kur nga kurreshtja kërkova autorin dhe doli që është politikisht aktiv në partinë Alternativa që me të gjitha gjasat kërkon vota nga shqiptarët në Maqedoni këto vargje koti mu dukën të frikshme:
Kater anet e ksaj toke
Te takojn ty Stambolli im,
Lindje Jug e Veri,
Edhe Shkupi im Perendim.
Ngado shkoj si ti nuk gjej
Te perket ty ky shpirti im,
Ende pa u larguar prej teje
Bej plane per rikthim.
Asgje kundër Stambollit të cilin e kam qytet të preferuar për energjinë pozitive që ka por ky autori vuan nga malli për Stambollin në stilin e Onjeginit, ende pa u largu nga Stambolli, bën plane për rikthim. Me të gjitha gjasat e ka patjetër sepse është në mision të sekretarit të përgjithshëm të një partie politike në Maqedoni, se ndryshe nuk ishte kthy kurrë dhe kjo kishte qenë një humbje e peshës pupël për skenën politike! Kush i ka dy fije mend në krye dhe është i vetëdijshëm për zhvillimet politike në Maqedoni e din se sipas rregullit duhet të deklarojë që shpirtërisht dhe mendërisht është i lidhur me realitetin objektiv ku jeton dhe popullatën prej të cilës do lyp vota por Zejdi rrëzon standardin e patetikës edhe më tej duke zbuluar motivin e idealit të tij :
Tatlin tende askund se gjej,
Ku te gjej si qebabet tua?
Sheqer paren tende enderroj,
Si leopardi nje kaprua.
Pasioni për tatli, qebap e sheqerpare duket se është trekendeshi shpirtëror i autorit Zejd, sekretarit të përgjithshëm të partisë Alternativa e cila së bashku me dy parti tjera shqiptare është pjesë e mobiljeve të qeverisë së Maqedonisë së veriut.Sidoqoftë kjo pjesa me leopartin është paksa e tepruar Të bën të mendosh se autori është një rrezik potencial për ëmbëltoret që reklamojnë ëmbëlsira në vitrinat e dyqaneve. E paramendon, çka nëse fiton partia e tij në zgjedhjet parlamentare? Çka do të ndodhë me gjithë ato ëmbëltore të shkreta kur larg qoftë Zejdi pajiset me pushtet alla ballkançe?! Por e gjithë kjo bëhet aspak brengosëse kur i lexon vargjet vijuese perverse dhe të frikshme që dëshmojnë se në çfarë krize mendore, intelektuale, morale dhe kombetare gjendet popullata shqiptare që jeton në Maqedoni.Edhe një epizodë marrëzie që ta kujton se je veç pjesë e një brezi të shqiptarëve zemërplastë që në mënyrë pasive ndjekin cirkun e neveritshëm të mendesisë së robërve që zhvillohet me dekada dhe si kulminacion prodhon „Zejdin politikan“! Zejdin, ideali i të cilit janë tatlitë, qebapat dhe sheqerparet e Stambollit dhe që me tërë qenien e tij lufton që së bashku me sheqerparet, tatlitë dhe qebapat të vinë edhe turqit në cilësi të sunduesit:
Ta dhashbesen me dore ne zemer
Bashk me trimintimDaim,
Do teluftoj me gjitheqenien time
Ty tevish ne vendintim.
Ta sundosh at trevShkupjane,
TeXhamia Murad Pashtepres,
Ta ngrislartyllin tend me hene,
E pastaj le tevdes.
Afrimtrimin e le pas
Bashk me trimin Zeke,
Taxhudinin me poezit
Pa çka se tatlia per mu eshtedjeg.
Zejdi ve dorën në zemër dhe jep “besë”se do luftojë me tërë qenien e tij që Stambolli të vjen e ta sundojë Shkupin! Kjo është kulm i neverisë dhe perversitetit të prodhuar nga kushtet brutale të mjedisit ballkanik! Besa është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Për këtë kemi dy balada më të rëndësishme që njeh folklori ynë, motivi i flijimit të Rozafës për ngritjen e një ure, që në popull njihet si Nusja e Murosur në Urën e Shenjtë dhe ringjallja e vëllait të vdekur Konstantinit, pse kishte lënë peng fjalën e dhënë sepse dheu nuk e mban atë që vdes me besë të dhënë por të parealizuar.Dhe sot kemi arritur në pikën ku një Zejd kombtarisht i padefinuar është sekretar i një partie që synon pushtet politik dhe së bashku me do mutacione tjera të Forest Gump-it që i përmend në vargjet e tija, deklaron se mezi pret të vjen sunduesi me flamurin turk në xhaminë e Murad Pashës në Shkup! Kjo xhami e ndërtuar gjatë periudhës së sundimit osman të cilën sot e vizitojnë besimtarët e fesë islame dhe shumë turistë kurreshtarë të feve të ndryshme është trashëgim nga sunduesit pesëqindvjeçar që përveç se ndërtuan xhami të bukura gjatë periudhës që sunduan, mblodhën haraç nga popullata e sunduar, ndaluan shkollat shqipe sepse i konsideronin të konvertuarit shqiptarë si turq, rekrutuan mijëra meshkuj shqiptarë për ushtrinë e tyre dhe shuan me gjak kryengritjet e Dervish Carës e Isa Boletinit. Është e dhimbshme! Në vend të luftës për liri të plotë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore që është synimi i çdo populli normal ambienti ynë ka prodhuar jo vetëm një Zejd por edhe shumë Zejd të tjerë autoracistë me nivel të ulët të zhvillimit psiko-social që luftojnë për të qenë të sunduar nga popuj tjerë dhe kultura tjera qofshin ata sllave apo turke.
Në këto kushte të degradimit politik, social, kulturor dhe ekonomik është vështirë për një popull të bëjë zgjedhjen e drejtë për të dal nga fundi i pusit ku gjindet por mundësia egziston! Ne nuk kemi llogari të qëndrojmë ende në fund të pusit sepse do ta ndjejmë shumë shpejtë gjendjen e romëve në lëkurën tonë. Është shumë e thjeshtë, qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e muajit prill duhet të dalin nga kurthi i frikës, zhgënjimit dhe apatisë dhe ta zgjedhin opsionin e emancipuar shqiptar me integritet njerëzor e kombëtar i cili ka kapacitet të udhëheq dhe veprojë me përgjegjësi ndaj bashkësisë.
Qytetarët shqiptarë me aktin e votimit mund ta shpëtojnë veten e tyre dhe pasardhësit e tyre nga fataliteti i të qenit hizmeqar sepse vendimi i tyre në prill vulos ardhmërinë e fëmijëve të tyre të cilët ose do jenë njerëz të lirë me të gjitha të mirat që i sjell liria ose do jenë robër patetikë lirinë e të cilëve ua kanë shitur, Zejdat, Daimat, Aliat në këmbim të tatlive, qebapave, banesave, shtëpive luksoze, tenderave, koncesioneve dhe dashnoreve që i kanë shpërblim nga sunduesit për punën e mirë. (In7)