Elefantët në listën e kuqe

30

Elefantët afrikanë duket se rrezikojnë zhdukjen. Të dy speciet që ndodhen në kontinent janë futur në Listën e Kuqe të specieve në rrezik të Kombeve të Bashkuara. Sot statistikat flasin për 415 mijë elefantë, nga të cilët vetëm 30 mijë janë të variantit të pyjeve. Popullsia e species “Pyjore” në 30 vitet e fundit kanë pësuar një reduktim prej 86%, ndërsa specia tjetër, ajo e Savanës, ka humbur 60%.

Shkaqet kryesore janë vrasja e tyre për tregtinë e fildishit dhe fragmentimi dhe shkatërrimi i habitatit. Në rezultatet e gjithë studimit të publikuara në revistën shkencore Current Biology, thuhet se rreth 60% e kontinentit afrikan është potencialisht i banueshëm nga elefantët. Por dy pikërisht i duhet krijuar mundësia të shfrytëzojnë hapësirat e pafundme, që të mund të kthehen të kenë një të ardhme dhe të ripopullohen.