Rikthehet këngëtarja Elda Berisha me një këngë të ndjerë, që përcjell mesazhin e dashurisë përveç dhimbjes së humbjes. “Ah moj nënë” titullohet kënga e shoqëruar me klip që sapo është lançuar nga këngëtarja simpatike që jeton prej vitesh në Zvicër por që vjen herë pas herë me një klip të realizuar për publikun e saj. Flasim më gjerë me Eldën në këtë intervistë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Elda, në këtë intervistë ne do të flasim për shumë gjëra, por e nisim me këngën tënde më të re, “Ah moj nënë”?
Faleminderit për vlerësimin dhe që më dhatë mundësinë për këtë intervistë në gazetën tuaj prestigjioze, është një nder për mua dhe ju uroj punë të mbarë për më tej. Për sa i përket krijimit të ri qe sapo është lancuar, me të vërtetë jam e kënaqur, sepse çdo produksion i ri është si një pako surprizë për mua…, sepse mënyra si do të pritet ka emocionet e saj, por pavarësisht kësaj mendoj se kam bërë me të mirën time në lidhje me këtë këngë, që për më tepër është dedikim për një person shumë special që tani nuk jeton më. Nuk kam dashur të transmetoj dhimbje të mëtejshme në shpirtin e askujt, thjesht doja të krijoj një kujtim të paharruar. Mendoj se njeriu ka nevojë të jetojë ndonjëherë me disa kujtime të paharruara, sepse të motivojnë për një të ardhme më të mirë.
KOHA: Çfarë të tërhoqi kaq shumë në këtë këngë, si arritur të jetësohet dhe të dalë në rezultatin përfundimtar?
Mendoj se njeriu ka nevojë ta ketë pranë njeriun e dashur të familjes, frymëzimi im më i madh erdhi ne momentin kur dhe mua m’u largua nga jeta një njeri i familjes shumë i dashur. Duke dashur që njerëzit të kenë një kujtim të paharruar për personat e rëndësishëm në jetë, mendova dhe jetësova këtë këngë, dhe shpresoj ta realizoj sado pak këtë synim human, shpresoj të pritet mirë si produksion. Dëshiroj të jap një mesazh, që të gjithë njerëzit të bëjnë më shumë dhe ti duan më shumë nënat e tyre, sepse është dashuria më e madhe e jetës, sepse kur nuk janë më, dhimbja është e madhe.
KOHA: Bashkëpunëtorët e tu në këtë produksion të ri janë ata më të cilët ti bashkëpunon pothuajse gjithmonë për të sjellë këngët e tua të reja. Çfarë ke gjetur tek këta bashkëpunëtorë në muzikë që të bën të kthehesh e rikthehesh gjithmonë tek ta…? Sa për qind të suksesit e kanë prodhuesit e projektit dhe sa këngëtari?
Mendoj se për sa i përket bashkëpunëtorëve të mi, them se kam qëlluar në shenjë! Me të vërtetë jam munduar të punoj dhe të zgjedh më të mirët që ofron tregu shqiptar i muzikës, për të realizuar ato çka kam dashur dhe duke parë se gjithmonë kemi patur një bashkëpunim të ngushtë dhe shumë frytdhënës, vazhdojmë të jemi bashke në çdo produksion, mendoj që dhe e ardhmja do ta forcojë më tepër këtë bashkëpunim, sepse tek këta njerëz kam gjetur profesionalizmin, korrektësinë, dëshirën e mire për të krijuar dhe mbi të gjitha respektin dhe dashamirësinë për të më lancuar sa më mirë të munden. Ka një rëndësi specifike bashkëpunimi dhe koordinimi i punës në produksionin e një kënge dhe videoklipi veçanërisht sepse duhen përshtatur idetë, kënga dhe video për të lancuar diçka që tregu e pëlqen, dhe për më tepër të lejë dhe një shije të mirë në publik në të ardhmen. Mendoj se nuk mund t’a specifikojmë përqindje ndarjen e suksesit,por në fund të fundit të gjithë bashkë sforcohemi për të mirën e përbashkët, jam e mendimit që pjesa më e rëndësishme e të gjithë kësaj, është gjendja emocionale e këngëtarit në momentin që fillon të punojë për projektet e tij dhe për më tepër të sjellë atë që kërkohet në treg, njerëzit në këto kohë që jetojmë duan më shumë ngjyra, shije, dhe profesionalizëm.
KOHA: Bëhesh nervoze para se të dalësh në skenë të këndosh live?
Kjo është mëse e vërtetë skena ka emocione të forta, dhe tek këngëtari ose më saktë tek një femër këto paraqiten fuqishëm. Femra nga natyra sigurisht, ka kompleksitetin e saj delikat, por pjesa e skenës të ve dhe pak në siklet sepse ti para vetes ke shumë pasqyra në të cilat duhet të shihesh, mendoj se kurrë ti nuk mund t’i kënaqesh të gjithë njerëzit sepse shijet e tyre janë të ndryshme, për më tepër publiku jonë është shumë paragjykues në forma jo të mira, dhe kjo është pjesë.