Titulli i “El Pais” ditën e sotme ka hapur një polemikë të madhe. Operacioni “Oikos”, që ka shpërthyer në Spanjë dhe ka përfshirë shumë ish-lojtarë, lojtarë dhe skuadra, ka prekur edhe ndeshjen mes Cagliarit dhe Frosinones në Serie A.
Trukimi i mundshëm duket se është bërë më 20 prillin e shkuar, ndeshja e përfunduar 1-0 për të zotët e shtëpisë falë një penalltie që në gazetën “El Pais” e përshkruajnë kështu: “Mbrojtësi i djathtë i Frosinones, Francesco Zampano, ndërhyn në mënyrë të pakujdesshme një sulmues”.
Sipas “Pais”, që ka mundur të mbledhë të gjitha përgjimet, hetuesit janë të bindur se Carlos Aranda, ish-futbollist dhe koka e organizimit që merrej me baste, duke u mbështetur te Mattia Mariotti, një roman që qëndron në Malaga, qyteti i Arandas, arriti që të mbërrinte te lojtarët e Frosinones duke i bindur për ndeshjen me Cagliarin.
Në këtë përfundim, policia arriti nëpërmjet përgjimeve: një nga të cilat dëgjohet Aranda dhe Mariotti që flasin për futbollistët e Frosinones dhe team manager e ekipit, me italianin që siguron spanjollin se mund të mbërrijë te futbollistët e Frosinones në sajë të një mikut të tij që menaxhon baste të paligjshme dhe të cilit team manager i Frosinones i ka borxh disa para.
Një tjetër përgjim tregon se si Aranda i thotë një bashkëpunëtore të tij që administron pika bastesh që ish-futbollisti i Malagas zotëron, të vendosë qindra mijëra euro te fitorja e Cagliarit.