Kërçovë, 23 janar – Gjykata themelore e Kërçovës, i shqiptoi Sheqerim Ahmeti, tw njohur si El Çeka dënim me kusht prej një viti, nëse gjatë dy viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale.
Në aktgjykimin, thuhet se El Çeka nga data 29 deri më 31 maj të vitit 2019 në Fejsbuk ka publikuar më shumë audio materiale të telefonatave të përgjuara, me çka u ka mundësuar përdoruesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjet e bisedave të përgjuara.
El Çeka, jeton në SHBA dhe në periudhën e kaluar publikoi dhjetëra “bomba” për funksionarët e BDI-së. Ai u u gjykua në mungesë. El Çeka pohonte se materialet i ka marrë nga tre të dënuar në rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë – Shefqet Hallaçi, Valdet Zekaj dhe Sami Ukshini.(koha.mk)