Strazburg, 18 shtator – Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker sot deklaroi se rreziku që Britania e Madhe ta braktisë BE-në pa marrëveshje për dalje ende është “shumë real”. Duke folur para Parlamenit Evropian Junker tha se Bregziti i tillë “ndoshta është zgjedhje e Britanisë së Madhe, por asnjëherë nuk do të jetë zgjedhje e BE-së.
Parlamenti Evropian sot debaton për Begzit dhe do të miratojë rezolutë në të cilën do ta shprehë brengën e saj. Pengesa kryesore në Marrëveshjen për Bregzit është vendimi për kufirin irlandez, të ashtuquajtur “bekstop”, sipas së cilës Britania e Madhe do të duhet të mbajë disa rregulla tregtare të BE-së.
Junker tha se ai “në mënyrë sentimentale nuk është i lidhur për bekstop”, por që “është i lidhur për qëllimin e asaj dispozite”. “Kërkova nga kryeministri britanik të potencojë aranzhmane alternative të cilat do t’i mendojë”, tha Junker i cili të hënën ka biseduar me kryeministrin Boris Xhonson.