Ekzekutohet një person pranë një hoteli në Shqipëri, dy të plagosur

42

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur, në orët e vona të së shtunës në zonën e Laçit.

Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, ku si pasojë e tyre ka humbur jetën një 50 vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

 

 

Viktima është shtetasi me inicialet B.L. ndërsa janë plagosur K.T. 21 vjeç dhe P.Gj. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Comments are closed.