Ekzekutohet nëna që hetoi vrasjen e së bijës

107

Një biznesmene meksikane që kryesonte një grup prej 600 familjesh në kërkim të të afërmve të tyre të zhdukur është vrarë. “BBC” thotë se Miriam Rodriguez Martinez u vra në shtëpinë e saj në qytetin San Fernando të shtetit Tamaulipas në Meksikë. Ajo ishte një person publik dhe njihej për hetimin me sukses të rrëmbimit dhe vrasjes së të bijës nga një kartel lokal droge i quajtur “Zetas”. Informacioni që ajo i siguroi policisë solli arrestimin dhe burgosjen e anëtarëve të bandës. Por, në muajin mars, një prej tyre u arratis nga burgu dhe kolegët e gruas thanë se ajo kishte nisur të merrte kërcënime. Miriam Rodriguez Martinez u vra në ditën e nënave të Meksikës, më 10 maj. Kolegët thanë se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga policia por ishte injoruar nga autoritetet. Rodriguez themeloi grupin lokal për familjet të cilat ishin viktima të dhunës pasi e bija, Karen Alejandra u rrëmbye në vitin 2012 dhe më pas u vra. Ajo ia doli ta gjente trupin e të bijës në një varrezë pa emër dhe u hakmor për vrasjen e saj duke i vendosur pas hekurave përgjegjësit.

Comments are closed.