Ahmed Husein, gazetari që fitoi titujt kryesorë të mediave sportive botërore në muajin qershor për denoncimin e korrupsionit masiv në futbollin afrikan, është ekzekutuar në makinën e tij nga dy persona me motor.
Husein ishte pjesë e një ekipi gazetarësh që zbuloi aferat korruptive në vendin e varfër nga presidenti i Federatës së futbollit Kuesi Niantaki.
Gjithashtu solli në përjashtimin e 50 arbitrave. Viktima u godit me plumba në kraharor dhe në qafë dhe nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda që mori,shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.
Policia ka nisur një aksion të madh për kapjen e dy autorëve por deri tani pa sukses. Ahmed Husein 34 vjeç, ishte kamufluar në disa raste si një investitor i fuqishëm duke korruptuar presidentin e federatës së ganës për projekte mbi futbollin.