Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, dyshohet të jenë vëllezër. Ata janë vrarë në periferi të Anconas , në lagjen Valverde, informon tv klan.
Fillimisht në orën 23:00 u denoncua në polici për një aksident rrugor , por me të mbërritur në vendin e ngjarjes efektivët konstatuan dy trupat e pajetë të tyre në makinë të cilët ishin qëlluar me breshëri teksa ishin përpjekur për të shpëtuar.
Hipoteza e mundshme e këtij atentati dyshohet të ketë qenë ajo e pazareve të drogës.