Neshvil, 1 nëntor – Në shtetin amerikan Tenesi sot në karrige elektrike do të ekzekutohet një i burgosur.
Edmund Zagorski është dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 1984 dhe do të jetë personi i dytë i cili në karrige elektrike do të ekzekutohet në Tenesi nga viti 1960.
Zagorski ka zgjedhur të ekzekutohet në këtë mënyrë pasi padia e tij për për protokollin për injeksion vdekjeprurës është refuzuar. Zagorski ka theksuar se dëshiron të vdesë në karrige elektrike, e jo nga kokteji vdekjeprurëse me injeksion, sepse beson se ekzekutimi në karrige elektrike do të zgjasë më shkurtër dhe do të dhemb më pak.
Paraprakisht, Derill Hollton në vitin 2007 zgjodhi të ekzekutohet në karrige elektrike.
Në SHBA, për herë të fundit është ekzekutuar një i burgosur në karrige elektrike në vitin 2013 në Virxhinia.