Joaquin “El Chapo” Guzman, i cilësuar si bosi i kokainës, është ekstraduar nga Meksika për në SHBA, raportuan autoritetet meksikane. Ai u dërgua për në Nju Jork me një avion që u nis nga qyteti Juarez. “El Chapo” do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi ai është dënuar për trafik ndërkombëtar të kokainës. Lideri i grupit kriminal “Sinaloa” kërkohej me 2 urdhra ekstradimi nga 2 shtete amerikane, Kaliforni dhe Teksas. Guzman me mbrojtësin e tij ligjor kishin luftuar për të qëndruar në Meksikë, për ta kryer atje dënimin, por kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet meksikane. Ekstradimi i tij i jep fund një sage të gjatë të një prej historive më aventureske dhe të rrezikshme të trafikut të kokainës në botë, që prej kohës së Pablo Escobar. Besohet se “El Chapo” ka përfituar 1 bilion $ pasuri nga trafiku ndërkombëtar i drogës, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave kudo në botë.