Shënimi i 55 vjetori të tërmetit katastrofal të Shkupit, ITKSH ka vendosur ta shënojë me prezantimin e aktiviteteve dhe ndihmën që shteti Amerikan ua kishte ofruar shkupjanëve. Mëngjesi i kobshëm i 26 korriku i vitit 1963, ndonëse i takon të kaluarës, ai vazhdon të qëndroi i freskët në kujtesën e shumë banorëve të Shkupit dhe aktivistëve që kanë marrë pjesën në dhënien e ndihmave
Omer XHAFERI
Shkup, 23 korrik – “Amerika për Shkupin”, është titulluar ekspozita e cila pritet të mbahet me 26 korrik në Shkup, me rastin e 55 vjetori të tërmetit katastrofal që e kishte goditur kryeqendrën e Maqedonisë. Nën patronatin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve-Shkup, të enjten do të shënohet data e kobshme e 26 korrikut dhe njëkohësisht do të prezantohet materiale ekskluzive që deri më tani nuk kanë qenë të njohur për opinionin. Kryetari i ITKSHSH-Shkup, Skender Asani, duke folur për këtë ngjarje të rëndësishme për shkupjanët, thekson se dokumentet dhe fotografitë që do të prezantohen edhe më tepër do ta bëjnë ta bëjnë të qartë ndihmën që ndër vite shteti Amerikan e jep për Maqedoninë dhe Shkupin.
Dokumentet që pritet të prezantohen në këtë ekspozitë, siç shprehet drejtori Asani, janë siguruar pas një hulumtimi në Arkivin e Qytetit të Shkupit, përfshi institucionet dhe arkivet tjera botërore. Po ashtu në këtë ekspozitë opinioni do të ketë mundësi të shoh pjesë nga shtypi i Jugosllavisë së atëhershme, ku është raportuar për ndihmat amerikane në periudhën pas tërmetit të vitit 1963, gjegjësisht të dhëna nga shtypi Amerikan i asaj kohë që flet për Shkupit dhe pasojat e tërmetit.
“Ndihma e shtetit Amerikan asokohe është mbështetur në tre elemente, gjegjësisht në ndërtimin e lagjeve për banim, vendosjen e studentëve dhe ofrimin e ndihmës mjekësore. Vlen të theksohet se ekipet amerikane që kanë dhënë ndihma në Shkup, gjatë asaj periudhe kanë arritur para atyre të ushtrisë Jugosllave. Rrugëtimi i tyre drejtë Shkupit kishte filluar nga Gjermani, me ushtria kishte zbarkuar në aeroportin e Beogradit dhe Zagrebit. Kësisoj përmes trenit dhe mjeteve tjera transportuese ato nisen drejt Shkupit. Me tu futur në Maqedoni, ushtria amerikane aktivitetin e tyre humanitar e përqendron në tre segmente. Vendosja e popullatës nëpër objekte banimi ka qenë qëllimi primari ushtrisë Amerikane. Për këtë arsye ato kanë vendosur që me mjetet e tyre ta ndërtojnë në lagje të re të përkohshme banimi, e cila sot njihet si lagja e Shuto Orizares. Realizimi i punimeve për ngritjen e barakave apo shtëpizave të përkohshme është realizuar gjatë periudhës vjetor 1963-64. Tutje, amerikanët me kontributin e tyre e kanë ndërtuar lagjen e Studentëve, e cila gjendet poshtë pjesës lindore të Malit të Gazi Babës. Dhe sfera e tretë ku ushtria amerikane, me urdhër të kryetari të atëhershëm Xhon Kenedi, e ka ndihmuar Shkupin, pas tërmetit ka qenë ndërtimi i një kompleksi shëndetësor. Ky spital fushor i përkohshëm ka funksionuar në pjesën mes Shkupit dhe Kumanovës, në të cilën janë transferuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që janë lënduar nga tronditjet e tërmetit”, thotë Asani, për gazetën KOHA.
Sipas shtypit të atëhershëm numri më i madh i shtetasve të huaj mëngjesin e kobshëm të 26 korrikut, 55 vite më parë kishin qenë të vendosur në hotel “Makedonija”, (sot objekti mbi Kafe Trend) në Shkup. Përveç të punësuarve që kishin humbur jetën, nën rrënojat e hotel “Makedonija”, shërbimet e aso kohe kishin zbuluar trupat e shumë shtetasve Bullgar dhe Belg, përfshi shtetasen Amerikane, Nensi Hamillton. Po ashtu në listën e shtetasve të huaj që kishin humbur jetën në qendër të Shkupit, thuhet se ka pasur dhe disa shtetas të Francës, Gjermanisë e Austrisë.
Krahas ITKSHSH-së, brenda kësaj jave një varg institucionesh shtetërore në agjendat e tyre kanë paraparë shënimin e datës të 26 korrikut dhe përkujtimit të mbi 1000 viktimave dhe dëmeve të hatashme që kishin ndodhur pas dridhjeve të mëdha që kishin kapluar tokën e Shkupit.