Ekspozitë ndërkombëtare të oldtajmerëve nesër në Shkup

Shkup, 28 shtator – Ekspozita ndërkombëtare e oldtajmerëve do të mbahet nesër nga ora 9 e deri në 17 në rrugën “Mihail Cokov” afër Komunës Qendër.

Ekspozita “Oldtajmer Revyja Shkup-Qendër 2018” është organizuar nga ana e “Oldtajmer Klub Klasik AVJ” – Shkup.

Për shkak të mbajtjes së manifestimit do të vendosen masa për regjim të posaçëm të trafikut në afërsi të këtij rrugëkalimi.