Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte do të mbahet ekspozitë e grafistit Fatmir Kripa nga Kosova “Në kërkim pas metaforës simfonike kosovare”. Ekspozitën do ta hap akademik Luan Starova, ndërsa e organizon Asociacioni për kulturë “IKON”. Ekspozita organizohet në suaza të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, e mbështetur nga Qyteti i Shkupit.