Shkup, 8 nëntor – Në hapjen e Festivalit të 17-të filmit evropian “Sinedejs” sonte në Qendrën Kulturore Rinore do të hapet edhe ekspozitë e fotografive nga Samir Luma, e titulluar “Film”.
“Luma me fotografi ka filluar të merret rastësisht, ashtu si edhe e ka bërë fotografinë për posterin për “Pank nuk ka vdekur” të Vladimir Blazhevskit. Kjo është fotografia e tij e parë prej vargut të tij të fotografive nga incizimet ku ka punuar si vullnetar, si asistent i kamerës, drejtor i fotografisë, producent ndërsa tani producent ekzekutiv”, kumtoi QKR.