Shkup, 9 prill – Tridhjetë e dy fotografitë më të mira të bëra në hulumtimet e deritanishme nga projekti “Uikiekspedita” të Uikipedias në gjuhën maqedonase do të prezantohen në ekspozitën “Në kontakt me Maqedoninë” në Qendrën për inovacione dhe dizajn “Dohma publike” nga 11 deri më 15 prill.
Me ekspozitën do të shënohen tre vite nga zbatimi i suksesshëm i projektit “Uikiekspedita”, i cili përfshin hulumtime në terren dhe vizita të rajoneve të ndryshme në Maqedoni. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në përmirësimin e artikujve ekzistues dhe krijimin e atyre të reja në rajonet nëpër tërë territorin e Maqedonisë në gjuhën maaqedonase nga ana e shfrytëzuesve dhe redaktorët aktivë.
Pas hulumtimit trevjeçar dhe vizitës së 17 rajoneve të Maqedonisë, janë bërë 4.302 fotografi dhe janë redaktuar dhe krijuar 266 artikuj të Uikipedias në gjuhën maqedonase për fshatra, tempujt fetarë, përmendore kulturore dhe natyrore.
Vizitorët do të shohin fotografi dhe do të informohen për arritjen e projektit, rëndësinë e tyre dhe rëndësinë e enciklopedisë së lirë Uikipedia dhe projektet e Uikipedias të cilat, siç theksojnë organizatorët, në jetesën bashkëkohore digjitale e ofrojnë mundësinë të jemi në kontakt me atë që e parqet dhe që e përbën Maqedonia.
Ekspozita përputhet me fillimin e sezonit të katërt të uikiekspeditave. Në hapjen e saj të mërkurën nga ora 20:00 do të ketë edhe një pasqyrë të shkurtër nga anëtarët e përfshirë në hulumtimet në terren.