Shkup, 27 tetor – Në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë sonte do të hapet ekspozita e tretë e fotografive punuese arkeologjike me titull “Archaeology in Progress” Vol.3, organizuar nga Instituti për hulumtime arkeologjike – Shkup. Qëllimin i ekspozitës është që ta promovojë arkeologjinë dhe t’i prezantojë fotografitë më të mira të përpunuara në disa vitet e kaluara në lokalitetet arkeologjike në Republikën e Maqedonisë dhe në Evropë. Për organizimin e ekspozitës Instituti shpalli konkurs, në të cilin kanë arritur rreth njëqind fotografi. Në ekspozitës do të prezantohen 30 fotografi, të përzgjedhura nga juria profesionale dhe me votim në faqen e Fejsbukut të Institutit për hulumtime arkeologjike. Për tre fotografitë më të mira do të ndahen çmime simbolike. Ekspozita në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë do të mund të vizitohet deri nga mesi i nëntorit.